Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se Amnistia Fiskale është një ligj i cili është i urdhëruar nga bota e krimit.

Me anë të një postimi në Twitter, Meta bëri thirrje që kryeministri Edi Rama të mos “luajë” me të ardhmen europiane dhe integrimin e vendit në BE.

Postimi i plotë:

Kryeministri Rama të mos provokojë më popullin shqiptar, të mos dëmtojë, vonojë dhe minojë procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Të tërhiqet menjëherë nga projektligji për Amnistinë Fiskale, i cili është projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit.

Shpërfillja e papërgjegjshme e Qeverisë ndaj shqetësimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar, është e papranueshme dhe e patolerueshme.