Nga iPhone deri tek Apple Watches, gjigandi i teknologjisë Apple njihet për gamën e pabesueshme të pajisjeve. Tani duket se kompania ka menduar për diçka tjetër krejtësisht të re dhe më unike. Nuk ka më kohë për të pritur, pasi më 19 Shkurt Apple do të lançojë pajisjen e re.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë CEO i kompanisë, Tim Cook, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “X”. Ai postoi një video të një logoje holografike të Apple, duke shkruar:
“Bëhuni gati të takoni anëtarin më të ri të familjes! E mërkurë, 19 Shkurt.”
Tim Cook nuk ka ndarë detaje sa i përket pajisjes, ndërkohë që ndjekësit dhe përdoruesit besnikë të Apple nuk kanë nguruar që në komente të shfaqin kuriozitetin e tyre.
Gjerësisht në mediat e huaja thuhet se pajisja e re do të jetë një iPhone SE. iPhone SE 4 do të modernizojë modelin e tij me kosto më të ulët në një përpjekje për të nxitur rritjen dhe për të joshur konsumatorët, që mos të kalojnë nga markat e tjera.
iPhone SE 4 është vendosur të jetë pajisja e katërt në gamën e iPhone SE dhe e para që do të dalë në treg pas 3 vjetësh, që nga iPhone SE 3 në vitin 2022. Kjo linjë e celularëve të Apple përshkruhet si linja ‘buxhetore’, edhe pse modeli më i fundit i iPhone SE 3, filloi me një çmim të lartë 429 dollarë/429 £.
Thuhet që ekrani i iPhone SE 4 do të jetë i ngjashëm me iPhone 13 dhe 14 dhe do të jetë të përfshirë Inteligjencën Artificiale. iPhone SE 4 do të ketë gjithashtu Face ID, sistemin e njohjes së fytyrës që skanon fytyrën tuaj për të zhbllokuar telefonin ose për të bërë blerje duke përdorur Apple Pay.