Duket se kjo thashethemet për lidhje do zhduken shpejt. Angelina Jolie dhe The Weeknd i futën fansat në shumë dyshime, pasi ata u panë duke kaluar një kohë së bashku në Santa Monica, Calif, të Shtunën më 25 Shtator.
Fotografët kapën i të dy duke shijuar një darkë deri natën vonë në restorantin Giorgio Baldi. Pas daljes së tyre të mbrëmjes, ku të dy mbanin veshje krejtësisht të zeza, dyshja ngritën dyshime për natyrën e marrëdhënies së tyre.
Dhe ndërsa aktorja fituese e Oskarit dhe këngëtarja e “Starboy” ende nuk i kanë adresuar publikisht spekulimet rreth lidhjes së tyre, një burim i thotë ekskluzivisht “E! News” se midis tyre ‘NUK’ po ndodh asgjë romantike.
“Ata nuk janë duke bërë date bashkë.Ata kanë interesa të ndërsjella dhe po kënaqen duke i bashkuar idetë e tyre për të parë se çfarë mund të sjellin.”
Burimi shton, “Ata kanë folur kohët e fundit për partneritet në disa projekte humanitare së bashku. Atij i pëlqen të flasë për filma dhe art.”