Angelina Jolie ka shpenzuar orë të tëra duke eksploruar Brooklyn. Një shëtitje e tillë erdhi me rastin e ditëlindjes së saj. Aktorja e famshme mbushi 46 vjeçe.

Por, gjatë ditës së djeshme është raportuar se aktorja ka vizituar ish-bashkëshortin Jonny Lee Miller.

Një vizitë e tillë thuhet të ketë ndodhur në mbrëmje, teksa Jolie ka shkuar në apartamentin e tij.

Pak para se të shkonte tek ai, bukuroshja brune është fotografuar rrugëve me një veshje plot stil.

Ajo zgjodhi të veshë një fustan të bardhë, ndërsa ka munguar edhe maska mbrojtëse.