Presidenti Bajram Begaj ka takuar ditën e sotme, artisten italiane me origjinë shqiptare me famë botërore, Anna Oxa dhe familjen e saj. “Në çdo fjalë ajo përcjell si muzikë dashurinë për Shqipërinë, amanet që po trashëgon”, shkruan Presidenti i cili ka shpërndarë pamje nga takimi mes tyre.

Anna Oxa ndau lajmin se do të performojë sonte para publikut shqiptar në eventin më të madh sportiv në vend, “Topi i Artë 2024”. Ky aktivitet do të moderohet nga Ardit Gjebrea dhe modelja Almeda Abazi dhe do të transmetohet në Tv Klan.

5 vite më parë Anna Oxa u pajis me pasaportën shqiptare, e cila iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama, në vendlindjen e babait të saj në Krujë.