Një grevë 24-orëshe në shtatë aeroporte gjermane këtë të premte, mendohet të prekë pothuajse 300,000 pasagjerë pasi punëtorët e sindikatave kanë bërë kërkesën e tyre për paga më të larta.
“Terminalet janë bosh këtë mëngjes,” tha një zëdhënës i aeroportit në Hamburg
Rreth 295,000 pasagjerë janë prekur nga anulimi i rreth 2,340 fluturimeve në aeroportet e Bremenit, Dortmundit, Frankfurtit, Hamburgut, Hanoverit, Mynihut dhe Shtutgartit, sipas shoqatës së aeroporteve ADV.
“Kur shikojmë terminalet e aeroportit këtë mëngjes, na kujton më shumë ditët më të këqija të koronavirusit dhe jo një grevë paralajmëruese”, tha Ralph Beisel i ADV për transmetuesin Bayerischer Rundfunk.
Sindikata gjermane Verdi njoftoi grevën të mërkurën pasi tha se përpjekjet e negociatave kolektive për stafin e shërbimit tokësor, zyrtarët e sektorit publik dhe punonjësit e sigurisë së aviacionit kishin bërë pak përparim.
Greva përkon me Konferencën e 59-të të Sigurisë në Mynih (MSC).