Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimin e Eralbi Breçanit për t’i zëvendësuar masën e sigurisë arrest me burg, duke e lënë atë në qeli.

Breçani akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në nëntor 2023 ishte i shpallur në kërkim, por u vetëdorëzua në Spanjë në prill të këtij viti dhe u ekstradua në qershor në vendin tonë.

Eralbi Breçani akuzohet se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, dhe veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim