“Lënia në burg kundër dispozitave të shtetit”, kështu ka deklaruar Athina zyrtare, pas vendimit të Apelit për të lënë në burg Fredi Beleri.

Në reagim Athina zyrtare thekson se vendimi është kundër dispozitave të shtetit.

Në deklaratë thuhet: Vendimi refuzues i sotëm ndaj Apelit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe lënia në paraburgim nuk rezulton të përputhet me dispozitat e shtetit të së drejtës, si dhe nuk është trajtim i drejtë i një përfaqësuesi të zgjedhur të pushtetit lokal, pasi, siç  vihet re nga Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Shqipërisë është i vetmi i arrestuar në 31 akuza të ngritura për shkelje të rregullores zgjedhore. Vendimi gjithashtu ngre pikëpyetje për ekzistencën e arsyeve politike në mbajtjen në paraburgim, pasi shkakton pengesa esenciale në marrjen e detyrës si kryebashkiak.

Ndërkohë paraburgimi i Belerit ishte objekti i diskutimit të sotëm mes ministrit të Jashtëm grek, Vasilis Kaskarelis dhe homologes shqiptare, Olta Xhaçka në Oslo, në kuadrin e takimit jo formal të ministrave të Jashtëm të NATO-s.