Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu ish-kreun e Kadastrës Durrës, Liridon Pula.
Në përfundim të seancës, trupa gjykuese ka vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për Pulën.
Ish-kreu i Kadastrës Durrës u arrestua në fillim të muajit tetor pas akuzave të ngritura nga prokurori Arjan Ndoja për "shpërdorim detyre".
Kujtojmë që arrestimi i Pulës solli reagime të shumta nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministrit Erion Braçe, të cilët akuzuan prokurorin e çështjes Arjan Ndojën se punon për llogari të grupeve kriminale.
Madje, kreu i qeverisë e lidhi emrin e prokurorit Ndoja me grupin ''KÇK'' (Kap çfarë të kapësh) duke shigjetuar prokurorët dhe gjyqtarët e inkriminuar në vend.