Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat bëri me dije se aplikimi i parë është bërë nga një shqiptar në Gjermani më 11 janar. Një tjetër detaj që Celibashi tregoi është fakti se shqiptari me moshë më të mëdha që është regjistruar onlinë është një person në moshën 98-vjeçare me banim në Gjermani. Po ashtu kreu i KQZ-së ka treguar se një person arriti të regjistrohej pasi aplikoi plot 25 herë.

“Kemi dy të dhëna interesante, aplikimi i parë është bërë nga një shtetas nga Gjermani e ka bërë aplikimin në 11 janar në orën 00:08. E kishte bërë shumë mirë aplikimin. Shtetasi me moshën më të madhe është një shtetas nga Gjermani dhe ky 98-vjeç, i datëlindjes 1927 dhe nëse nuk gaboj ia ka dalë herën e parë që të regjistrohet. Është një shtetas që ka aplikuar 25 herë në platformë.

Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227″, ka bërë me dije ai.

I pyetur nëse do të ketë një shans të dytë për emigrantët të cilëve iu refuzua aplikimi, Celibashi u përgjigj prerazi se nuk mund të bëhet asgjë.

“Jo nuk mund të bëhet asgjë. Pas datës 9, ka 48 orë kohë për saktësim adresave vetëm për ata që janë regjistruar”, tha ai.