Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk është e vërtetë që palestinezët do të vijnë në Shqipëri, duke e cilësuar një sajesë.

Në rubrikën “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë duke iu përgjigjur drejtpërdrejt ndjekësve të tij në rrjetet sociale, tha se zërat për ardhjen e palestinezëve janë zëra të ardhura nga këneta.

Votoni Ramën dhe do të prisni palestinezët?”, ishte pyetja që iu drejtua kryeministrit.

Pse? Për çfarë arsye, apo sepse kështu ka ardhur një zë kua kua kua nga këneta.

Jo Visar, nuk është e vërtetë, është një sajesë që mori rrugën me shpejtësi, si sajesat pasi jemi në atë kohën, që kur e vërteta s’ka veshur pantallonat e gënjeshtra ka bërë xhiron e botës.

E vërteta është e mërzitshme”, nënvizoi Rama.