14 nëntor 2014 –  Klanet e mafies siciliane të vendosura në qytetine Sirakuzës dhe rrethinat (Sicilia jugore), të quajtura “Stidda” kishin Armand Hasallën, 41 vjeç si njeri të tyre të besuar për trafikun e drogës në Italinë Veriore.

 Droga e ardhur nga Sicilia, nën mbikqyrjen e Hasallës shitej më pas në tregjet e qyteteve të Grosetos, Firences, Arecos (Arezzo) etj. Hasalla do të hetohet për këtë përfshirje në trafik droge me mafien siciliane, si edhe për episode të tjera të trafikut të drogës.

Hasalla gjendet në burg që në prill 2014, kur u arrestua nga policia si pjesëtar i një bande italo-shqiptare narkotrafikantësh. Bashkë me Armandin, në këtë operacion antidrogë u arrestuan edhe Roland Kalemaj, Shpëtim Xheka dhe Ylber Xheka.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/