15 shtator 2015 – Policia shqiptare fshehu plagosjen e një prej vëllezërve Cali në konfliktin me deputetin Armando Prenga.

Sipas njoftimeve të policisë, deputeti socialist plagosi me pistoletë vetëm Tom Calin, gjatë konfliktit në Laç. 

Por ‘ABC News’ ka siguruar një video në spitalin e traumës, ku duken qartë plagët me armë në këmbët e dy vëllezërve Tom dhe Nikoll Cali.