Tre gardianë të burgut të Shënkollit janë arrestuar pas arratisjes nga qelia të të dënuarit Daut Laze.
Në përfundim të veprimeve të kryera dhe analizimit të situatës, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar 3 punonjës të IEVP Shënkoll.
Ata janë: Gjin Ndoka, Tonin Nikolli dhe Zhaneta Mella.
Ndërkohë ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi në momentin e arratisjes së Daut Lazes kanë qenë në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e përcaktuara me ligj. Ndërkohë pavarësisht kontrolleve dhe shumës prej 10 mijë euro të vënë në dispozicion për këdo që jep informacion, policia nuk ka arritur ende të bjerë në gjurmët e 48-vjeçarit Daut Laze.