Ashtu siç njoftoi edhe mbrëmjen e djeshme “DurrësLajm”, policia e Durrësit vuri në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së një 55-vjeçari, ngjarje kjo e ndodhur në Kavajë.

Sot, policia e Durrët ka dalë me njoftim zyrtar për shtyp, ku sqaron arrestimin e autorit 22-vjeçar Armando Shtini, të cilit iu sekuestrua edhe thika me të cilën kreu palgosjen.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.02.2024, në lagjen nr. 5, Kavajë, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi I. K., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas disa orë kontrollesh në zonë për kapjen e autorit, kanë lokalizuar, kapur dhe arrestuar shtetasin Armando Shtini, 22 vjeç, autor i dyshuar i plagosjes së 55-vjeçarit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ka kryer plagosjen, si dhe automjetin me të cilin 22-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.