Mjekët obstetër e gjinekologë të maternitetit të Durrësit, kanë protestuar mesditën e sotme për disa minuta në sensibilizim të arrestimit t të dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Mjekët e Durrësit kanë pohuar se nuk është aspak faji i mjekëve të Tiranës për vdekjen e 35-vjeçares shtatzënë dhe foshnjës së saj nëntë muajshe në bark në fund të javës së shkuar.

“Ka qenë një komplikacion i rëndë. Mjekët nuk duhet të arrestoheshin pa u përfunduar hetimet e prokurorisë. Mjekët po punojnë me orare të zgjatura, me shërbime 24 orë, dhe sërish vijnë në punë. Mjekët kanë një kufi për vizitat çdo ditë, por aktualisht kryejnë deri në 80 vizita në ditë. Është sforco e madhe për mjekët. Mjekët janë njerëz, dhe ata kanë hallet e tyre të përditshme” . 

K.H.