DURRËS, 13 nëntor 2014 –  Policia italiane arrestoi në lagjen Sekondiliano të Napolit dy hajdutë shqiptarë me precedentë penalë: Bledar Salën, 20 vjeç dhe Anesti Alimani 34 vjeç. Policia i kapi dy hajdutët, ndërsa po përpiqeshin t’i shisnin një argjendari gurë të çmuar dhe sende floriri të vjedhura. 

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën arturina të tjera, orë dore të markave të njohura, euro si edhe valuta të huaja, evropiane dhe latino-amerikane.

Bledari i rezistoi policisë, duke u përleshur me agjentët. Ai duke përdorur grushta e shkelma,  rrëzoi një polic për tokë. Polici u plagos lehtë dhe mjekët besojnë se plagët e marra janë të shërueshme për 15 ditë. Dy hajdutët, pas arrestimit u dërguan në burgun napoletan të  Poxhioreales (Poggioreale).

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/