Një 37-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik droge.

Mediat italiane raportojnë se policia ka dyshuar te shqiptari pasi ky i fundit qëndronte për orë të tëra brenda një lokali në zonën e Cristos.

Mësohet se ai takonte disa persona dhe rikthehej sërish në lokal.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, karabinierët i kanë gjetur edhe 43 gramë kokainë shqiptarit, kanabis dhe 1 mijë euro.

Janë shoqëruar në komisariat edhe disa persona, që kanë thënë se 37-vjeçari u shiste lëndë narkotike.