Një ngjarje e rëndë është shënuar në Devoll. Një 45-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka ngacmuar një 15-vjeçar.
Në pranga ka rënë shtetasi A.A, banues në fshatin Poloskë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në fshatin Poloskë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar”, njofton policia.