Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt ka arrestuar edhe biznesmenin Elman Adule!

Ky i fundit është paraqitur në SPAK rreth një muaj më parë edhe është marrë në pyetje nga prokurorët.

Në njoftimin zyrtar të  SPAK emri i Elman Abules nuk ishte përmendur për shkak se masa  e arrestit ndaj këtij të fundit nuk ishe ekzekutuar ende. Në regjistrin e QKB, Elman Abule rezulton të jetë pronari i kompanisë “METAL FORM”.

“Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim E. A., kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.