Policia e Gjirokastrës ka prangosur shoferin e autobusit të aksidentuar mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Sipas policisë, shtetasi Ilia Silo, 50 vjeç, banues në Greqi akuzohet për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor ".

Aksidenti i mëngjesit të sotëm u regjistrua në vendin e quajtur  "Uji i Ftohtë", në një kthesë.

Autobusi i linjës Tiranë-Athinë, me targa TR 5631 U, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë janë lënduar 28 pasagjerë.