VLORE, 22 mars 2013- Një anëtar tjetër i organizatës kriminale me shumëkombëshe vendoset ne pranga
Hetimi 1 vjecar i autoriteteve policore shqiptare dhe Antimafias së Venezias në Itali, finalizoi me operacionin ndërkombëtar antidrogë i koduar “Nëntoka” ku u sekuestruan 1 ton kanabis.
I arrestuari është Marsid Hysi, ndërkohë që nje dite me pare u arrestuan 11 persona të tjerë.
Nga hetimet mësohet se lënda narkotike pasi sigurohej në Lazarat. Ajo trafikohej drejt Italisë ne rrugë dhe metoda të ndryshme të sofistikuara. Droga fshihej në automjete kamiona në pronësi të të arrestuarve apo të shoqërive të ndryshme të transportit.





