Një burrë u arrestua jashtë shtëpisë së këngëtares Ariana Grande në Hollywood Hills.

Aaron Brown, 23 vjeç, thuhet se mbërriti në shtëpinë e yllit pop rreth orës 2 të mëngjesit të premten e javës së kaluar dhe kërkoi të shihte këngëtaren sipas TMZ.

Kur sigurimi e largoi atë, ai nxorri një thikë dhe u përpoq të godiste, dhe për këtë arsye ata thërritën Departamentin e Policisë në Los Angeles.

Mbetet e paqartë nëse artistja 28-vjeçare ishte në shtëpi gjatë përplasjes së ekipit të saj të sigurisë me 23-vjeçarin Brown.

Që atëherë, sipas burimeve, Grande ka siguruar urdhër-ndalim të përkohshëm kundër Brown.

Një gjyqtar do të përcaktojë nëse urdhri duhet të zgjatet në një seancë të ardhshme.