Pas tre muajsh, policia ka bërë të mundur ndalimin e një të riu në kërkim, i cili akuzohet për vjedhje të kryer në bashkëpunim me vëllanë e tij.

Në pranga ra Bledar Jorgo (Kiptiu), 25 vjeç, banues në Durrës, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Më herët, në muajin qershor u ndalua vëllai i tij më i vogël, Marjus Jorgo 21 vjeç (lexo këtu).

Sipas të dhënave, dy vëllezërit akuzohen për vjedhjen e dy banesave në Durrës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 7 maj 2016, ata kanë vjedhur banesën e shtetasit R.D. banues në Arapaj.

Në sajë të veprimeve hetimore, u zbulua se Marjus Jorgo ka vjedhur edhe banesën e shtetasit A.I. 43 vjeç, në Plazh.

Marjus dhe Bledar Jorgo janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.