Gjatë një operacioni të rëndësishëm kundër trafikut të drogës, policia italiane, bëri të mundur arrestimin e një burri me kombësi shqiptare dhe sekuestrimin e rreth 7 kilogramë hashash, mbi 700 gramë kokainë dhe material për ambalazhim.

Operacioni i nisur nga një monitorim i kujdesshëm i fenomenit të trafikut të drogës në të gjithë krahinën, i kryer nga Financierët e Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Savonës, bëri të mundur identifikimin e 35-vjeçarit shqiptar, pikë referimi për trafikimin ne kryeqytet.

Shqiptari, i cili nuk kishte precedent penal dhe pronar i një dyqani ushqimesh në qendër të Savonës, përdorte gjithashtu biznesin e tij për të takuar klientët që donin të blinin doza narkotike. Hetimi, i koordinuar nga Prokuroria Publike e Savonës, bëri të mundur kapjen në flagrancë tregtarin teksa ai po i jepte një dozë hashash një prej “klientëve” të tij.

Nga hetimet e mëvonshme, si në aktivitetin tregtar, ashtu edhe në shtëpinë e shtetasit shqiptar, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i drogave të tjera të destinuara për shitje, peshore precize dhe material për paketimin e dozave. Në këtë rrethanë u sekuestrua edhe një shumë e madhe parash, rreth 50 mijë euro para të gatshme, të supozuara të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.

Hashashi ishte i paketuar në blloqe 100 dhe 25 gram. Në të parën shkruheshin fjalët ‘100% amnezi’, në të dytën simboli i një bualli. Nga ana tjetër kokaina ishte ndarë në doza 50 gramëshe gati për shitje. Gjithçka u gjet brenda dyqanit mes ushqimeve në frigorifer dhe pjesërisht mes enëve të kuzhinës. Lënda narkotike nëse do të ishte nxjerrë në shitje do të jepte mbi 110 mijë euro.

I arrestuari u dërgua në burgun e Genovës, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, ndërsa blerësi u denoncua, si konsumator, në Prefekturën vendase. Procedimi aktualisht është në fazën e hetimeve paraprake dhe masat e marra deri më tani nuk nënkuptojnë përgjegjësinë e të dyshuarit, pasi nuk është marrë vendim përfundimtar në themel për përgjegjësinë e personave nën hetim.