Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Në pranga ranë Filip Shtjefni (me nofkën “Tony Montana”) 49 vjeç, dhe Lula Marku 47 vjeçe.

Sipas informacioneve nga policia, të dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përdornin një lokal në Lezhë si kamoflim për shfrytëzim prostitucioni, duke shfrytëzuar shtetasen E.M.

Policia thotë se vajza që shfrytëzohej si prostitutë, ka tentuar të vrasë veten pas kësaj ngjarjeje.