Arsenali ka shfaqur interes për t’u përforcuar me mesfushorin e Real Madridit, Aurelien Tchouameni.

Francezi është objektivi kryesor për mesfushën për merkaton e verëstë shkruan FootballTransfers.

Trajneri Mikel Arteta dëshiron që 23-vjeçari të luajë në rolin e nr.6 dhe ta shtyjë Rice më tej në pozicionin nr.8, siç bënte Granit Xhaka.

Me Thomas Partey që nuk ka gjasa të nënshkruajë një kontratë të re, dhe Jorginho në perëndim të karrierës, Arsenali po kërkon të sjellë në Londër “gjak” të ri dhe që premton për të ardhmen.

Burime pranë Arsenalit kanë thënë se William Saliba është një tjetër arsye pse Arteta dëshiron ta sjellë Tchouameni-n në Emirates në fund të sezonit, pasi janë miq shumë të mirë dhe ai mund të ndikojë tek francezi.