Zakoni për të fjetur me flokë të lagur ndikon në shëndetin e tyre. Nëse laheni gjatë natës, duhet t’i thani flokët para se të shtriheni për këto arsye:

Shtohen mikrobet

Jastëku juaj është një ambient ideal për shtimin e mikrobeve kur ka lagështi. Kur shtriheni me flokë të lagur, trasnferoni lagështi në jastëk dhe ndërsa flini, mikrobet shumohen.

Dëmtohen flokët

Flokët kur janë të lagur, janë të brishtë. Prandaj, mendoni se sa dëmtohen kur fërkohen në sipërfaqen e jastëkut. Që të mos këputen, hiqni dorë nga zakoni i gjumit me flokë të lagur.

Rriten shanset për të pasur dhimbje koke

Me siguri do të keni vënë re që pasi keni fjetur me flokë të lagur, jeni zgjuar kokë më të rëndë. Prandaj, nuk duhet të flini asnjëherë me flokë të lagur.