14 shtator 2015 – Artan Bajraktari rikthehet në krye të Interpol-it, i cili u ndalua disa muaj më parë, pasi u akuzua se kishte fshehur kërkesën e autoriteteve belge për arrestimin e deputetit kristiandemokrat Mark Frroku.

Ky rikthim, vjen pak kohë pasi Prokuroria pushoi hetimet për Bajraktarin, ndërsa ai vetë hoqi dorë nga kërkesa që kishte bërë në Gjykatë për t’i shkuar deri në fund zbulimit të të vërtetës. 

Ndalimi për disa orë i numrit një të Interpolit dhe i punonjëses së kësaj njësie, muaj më parë, ka bërë që në fakt, dy shkallë të gjyqësorit të shpallin të pafajshëm dy funksionarët e lartë të Interpolit, ndërsa është konkretizuar tashmë fakti se të dy të akuzuarit për shpërdorim detyre, janë kthyer në postet që mbanin më parë.

/portali DurresLajm/