Kjo bisedë është rregjistruar nga gazetari Artan Hoxha në fshatin Koshnicë të Devollit.

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer në “Opinion” se një informator i tij në fshatin Koshnicë të Devollit, që e pati ndihmuar të hynte te parcelat e kanabisit është ekzekutuar me plumb pas koke, tre muaj pasi publikoi rrëfimin e tij në “News24”.

Informatori i Hoxhës duket teksa e shoqëron gazetarin në parcelat e mbjella me kanabis të fshatit të tij, dhe rrëfyer se si zhvillohet aktiviteti ilegal në këtë zonë.

Hoxha tregon momentin kur informatori i tha se ndihej i frikësuar, pasi nëse e shihnin me gazetarin me dylbi nga lart, do ta njihnin dhe do ta ekzekutonin. Hoxha publikoi videon ku informatori e shoqëron në parcela, duke shfaqur për herë të parë fytyrën dhe emrin e tij.

Por sipas Hoxhës, tre muaj pasi ai publikoi historinë, ky informator që duket tashmë me fytyre në video, është ekzekutuar me plumb pas koke dhe hedhur në një kanal të fshatit.

Gazetari thotë se vrasja e informatorit të tij edhe sot e kësaj dite, nuk është zbuluar, ndonëse pasi publikoi historinë, policia ndërhyri dhe e asgjësoi kanabisin.