Reagimi i ambientalistëve, pjesë e qeverisë Rama.
Tiranë, 15 nëntor 2013- Dy prej ambientalistëve më të njohur në kauzat për ruajtjen e mjedisit, Artan Lame dhe Artan Shkreli, shprehin qëndrimet e tyre për asgjësimin e armëve kimike në vendin tonë. Për ambientalistin Artan Lame, që sot kryeson edhe Agjencinë e Legalizimeve, reagimi i qytetarëve, të cilët prej ditësh janë hedhur në protesta, nuk është i duhuri.
“Shqiptarët treguan që nuk janë ende të aftë për të marrë përgjegjësinë mbi vete”, tha Artan Lame.
Edhe më i prerë ka qenë në qëndrimin e tij arkitekti Artan Shkreli, i cili pyetjes pro apo kundër asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri, i është përgjigjur me dy fjalë:
“Në parim kundër!”.
Në vazhdimësi, Shkreli dhe Lame janë njohur për reagimet e tyre kundër betonizimit të kryeqytetit, zhdukjes së hapësirave publike dhe atyre të gjelbra. Po kështu, ata renditen në radhët e intelektualëve që kanë mbështetur raste nismat e Kryeministrit aktual, Edi Rama, si gjatë kohës kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, edhe para marrjes së pushtetit në opozitë. Madje ata kanë qenë edhe oponentët kryesorë për të kundërshtuar Planin e ri Urbanistik të Tiranës, që u miratua nga Lulzim Basha.
/panorama/





