Artisti i njohur Agim Mujo, vëllai i aktores së madhe shqiptare Yllka Mujo është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë ish-bashkëshorti i aktores Yllka Mujo, Gjergj Zaharia përmes një postimi në Facebook.

Zaharia shkruan se Mujo ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në kryeqytetin e Italisë në Romë nga një atak kardiak.

"Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë nga një atak kardiak Agim Mujo, vëllai i Artistes Yllka Mujo. Në moshë fare të re Agimi luajti në një sërë filmash, midis të cilëve në filmin "Malet në blerim mbuluar". Ai mbaroi studimet për pikturë dhe u shqua për talentin e tij, duke u paraqitur në shumë ekspozita në Itali dhe Francë."

Duket si kjo ngjarje i ka gjetur të papërgatitur miqtë e artistit të cilët pyesin Zahariajn në Facebook nëse është i vërtetë lajmi, ndërsa ish-bashkëshorti i aktores i përgjigjet:

"Nuk kishte vuajtur asnjehere nga zemra dhe gezonte shendet te plote, askujt nuk i besohet, por ja qe jeta i paska keto te papritura! Ç'te te them, e di qe ti e ke patur nga miqte me te afert dhe ndjen nje hidherim te thelle, por tani na mbetet vetem ta kujtojme me mall Gimin e mire qe nuk i kishte bere keq asnjeriu ne kete jete, qe ishte nje artist i lindur, qe i pelqente aq shume piktura, muzika, qe luante ne kitare si profesionist e te tjera qe ti Genci i di me mire se une!"

Agim Mujo hyri në kinematografi me interpretimin në filmin shqiptar bashkë me motrën e tij Yllkën në të njejtin rol si në jetë, motër e vëlla. Bëhet fjalë për filim e vitit 1970 “Malet me blerim mbuluar” ku Agimi luante rolin e Zenelit. Po kështu ka luajtur dhe në rolin e Ardianit tek filmi “Guximtarët”. Mujo jetonte prej vitit 1990 në Itali i larguar me hapjen e ambasadave.