Ndeshja ndërmjet Teutës dhe Flamurtarit vë përballë ish trajnerin e Teutës Maganin dhe djemtë të cilët pjesën më të madhe ai i promovoi, por dhe i rriti si futbollistë. Por kjo ndeshje është edhe derbi familjar pasi Artur Magani sulmuesi i durrsakëve do të sfidojë të atin në këtë sfidë. Sulmuesi shprehet se në Vlorë shkojnë për të fituar duke parë që dhe skuadra ka nevojë për pikë. Peqinasi tregon se nuk do ta kursente aspak kundërshtarin dhe po të luhatej stoli i të atit.
“Është hera e parë që tim atë e kam si kundërshtar, por dua t’i provoj që jam i zoti dhe di të bëj shumë mirë pa të. Madje kur e kam pasur trajner kam pasur gjithmonë më shumë presion. Absolutisht nuk më tremb asgjë te Flamurtari dhe asnjë ekip tjetër. Mua më tremb angazhimi i skuadrës tonë, por kundërshtarët i shikojmë të njëjtë. E rëndësishme për mua është që të jemi të karikuar në fushën e lojës, dhe nëse e bëjmë këtë atëherë nuk dalim nga fusha e lojës pa rezultat pozitiv. Por në fund të fundit futbolli i ka në lojë të tre rezultatet. Unë luaj për Teutën dhe do të bëj më të mirën time për këtë skuadër, Maganin e kam baba, por në fushë nuk shikoj çfarë e kam, jap më të mirën time. Do ta shihja si çdo ndeshje tjetër kundër Tiranës, Skënderbeut, Kukësit apo dhe të tjerave, pra për mua është një ndeshje e radhës dhe jo Magani kundër Maganit”.
Në lidhje me trajnerin Bexhi, sulmuesi Magani shprehet se ai është një ndër trajnerët më të mirë në qarkullim. “Të them të drejtën për mua për kaq sa kemi punuar është një ndër trajnerët më të mirë në qarkullim. S’duhet të harrojmë që nuk e njeh ekipin, por stërvitjen e tij e vlerësoj dhe jo vetëm por dhe mënyrën se si punon me djemtë. E them me bindje të plotë që është ndër trajnerët më të mirë që kam punuar.”





