TIRANË,26 gusht 2013 – Ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu zhvilloi sot rreth orës 16:00 në selinë e Partisë Socialiste një takim me Mimi Kodhelin, e propozuar nga Rama si ministre e Mbrojtjes.
Në fund të takimit 2 orësh, Mimi Kodheli, ministrja e re e Mbrojtjes dha një prononcim të shkurtër për mediat mbi temën e takimit të kryer me ambasadorin Arvizu.
“Shqipëria do të jetë vend kontribues për paqen dhe ambasadori Arvizu më siguroi se do të vijojë të mbështesë në këtë plan qeverinë e re. Ai garantoi mbështetje në të gjitha fushat, përfshirë dhe mbrojtjen”, tha Kodheli.
Nga ana e tij, ambasadori Arvizu i pyetur mbi temën e këtij takimi tha shkurt se përmbajtja e gjithë bisedës ishte ajo cfarë tha, znj, Kodheli.
I pyetur sesa shqetësues është fakti se nëse çështjen në SHQUP janë të përfshirë në interesa pronësie edhe qytetarë amerikane Arvizu u shpreh se kjo se nëse janë të përfshirë dhe amerikanët në këtë cështje, patjetër që do të shqetësoheshin shumë.
Në komentin e tij shkurt, diplomati amerikan do ta vlerësonte cështjen e pronësisë në Shqipëri, si shumë shqetësuese.
“Cështja e pronave është tepër e komplikuar në Shqipëri”.
Takimi me ministren e ardhshme të Mbrojtjes është i dyti i kësaj natyre, pak ditë më parë Arvizu takoi ministrin e Brendshëm të propozuar nga Rama për qeverinë e re, z Sajmir Tahiri. Arvizu ka takuar ditë më parë edhe atë që pritet të drejtojë ministrinë e Drejtësisë në qeverinë e ardhshme, Nasip Naçon.
/BalkanWeb/
Arvizu takon Kodhelin, komenti për SHQUP: Cështja e pronave, e komplikuar
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Martohet Bes Kallaku? Planet e çiftit për një fëmijë! Kapitulli i ri i jetës së aktorit pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj
U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti
Të shtëna në një parti në Zvicër, vritet një person, plagosen 5 të tjerë
Vazhdon lufta me flakët, 4 vatra zjarri mbeten aktive në të gjithë vendin, zonat ku situata është më problematike





