Brunilda Gjoni, motra e Asim Gjonit i cili u masakrua me thikë nga babai i tij, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.

Dëshmia e motrës së viktimës: Nuk jam irë fare, kam dhimbje. Skam njeri këtu dhe duhet të ulem e ngrihem vetë,

S’të ka vizituar asnjë familjar?

Asnjë nga familja, as nuk më kanë shkruar dhe as nuk më kanë pyetur si je?

As mamja?

Jo askush, nuk u kam bërë asgjë

Çfarë lëndimesh ke?

Më ka thyer vëllai 3-4 brinjë dhe më ka plasur në mushkëri.

E kanë ekzaminuar mjekët?

Po

Ishit prezent në ngjarje?

Po, aty isha?

Sa kohë jetonin te babai

Jam e martuar në Gjermani asnjëherë nuk ka qëndruar tek babai këtë herë më tha babai mos paguaj qira, hajde rri tek babai

Pse u ktheve?

U mërzita në Gjermani, pa punë nuk rrija dot

Je e divorcuar?

Jam në martesë, Me burrin e parë jam divorcuar. Jetoj në Gjermani, shkova atje për të qëndruar 3 muaj por nuk rrija dot sepse edhe tek puna më kërkonin, edhe vetë u mërzita sepse jam në shtëpi pa punë dhe pa gjë nuk rrija dot.

Kur u ktheva doja të merrja shtëpi me qira dhe jo të qëndroja tek babi

Ju u kthyet me fëmijët?

Djalin e madh e kam në Itali dhe të voglin tek i ati. Ndërsa babi më tha mos rri me qira po hajde tek unë, unë 12 orë isha në punë.

Punoja pjatalarëse në një restorant.

Do shkonit sërish në Gjermani>

Do të rrija 2 muaj dhe do të ikja sërish atje sepse kam burrin. Bashkëshorti është nga Kosova

Babi jetonte më vëllain?

Jo janë ndarë prej 13 vitesh, që kur është martuar vëllai ka qenë i ndarë nga babai.

Nuk kanë jetuar bashkë. Kanë pasur shtëpi më vete,

Asnjëherë nuk kanë qenë bashkë. Ai erdhi tek familja e babait, shkonte tek familja e babait vetëm për ti ngacmuar.

Sa larg janë banesat?

Vetëm një mur i ndan

Atë natë erdhi vetëm?

Jo erdhi vetëm, nëse do ishte bashkëshortja sdo të vinte tek babai.

Kur erdha nga puna isha në katin e tretë tek vëllai i tretë