Një atentat ka ndodhur këtë të shtunë në mes të qytetit të Laçit, por për fat pa shkaktuar persona të plagosur.
Sipas të dhënave të para flitet për një atentat me armë, të ardhur pas një sherri në një lokal në qytet.
Dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti që ka qenë në lëvizje.
Shënjestra e atentatit ishte një djalë i ri që udhëtonte me një automjet tip “Benz” në ngjyrë të kuqe, me targë AA 490 Jl.
Autorët kanë shkrepur breshëri plumbash mbi mjetin e tij, duke i shpuar gomat, por për fat nuk pati asnjë të lënduar, as nga kalimtarët e shumtë që ishin të pranishëm.
Pas atentatit autorët kanë mundur të largohen me makinë nga qyteti duke i shpëtuar arrestimit të policisë.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij atentati.





