Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë.
Burimet bëjnë me dije se një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Novoselë.
Viktima ende nuk është identifikuar dhe as rrethanat e kësaj ngjarje nuk janë bërë të ditura ende.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që kanë bërë rrethimin e zonës.