Një situatë e pabesueshme ka ndodhur në një event zyrtar në Indi, kur një trajner hyri në dhomat e zhveshjes së atletëve dhe pa dhjetëra gjilpëra ku atletët në fjalë injektonin eritropoietinë për të garuar në pistë.
Sapo trajneri mori agjencinë kombëtare antidoping (NADA) dhe kontrollorët u paraqitën me testë, atletët filluan të zhdukeshin duke u larguar nga eventi i atletikës.
Në garën prej 100 metrave, nga ku do të ishin disa atletë për të garuar, mbeti vetëm një i cili ishte i pastër dhe nuk kishte përdorur doping. Kjo situatë ishte tepër e frikshme dhe se nuk ishte parë ndonjëherë të ndodhte kaq masivisht në një event zyrtar të atletikës.