Real Madrid fitoi 3-1 në “Wanda Metropolitana” kundër Atletico Madrid, në një ndeshje me kuptimin e plotë të fjalës dramatike, jo sa i përket rrjedhës së lojës por rasteve të dyshimta që kanë ngjallur polemika pa fund në Spanjë.Edhe pse teknologjia në fushë po përdoret në La Liga, sistemi VAR duket se ka problematikat e veta.
Fillimisht ishte në golin e Griezmann, teksa para se të niste asistin për francezin, Correa shkaktoi faull ndaj Vinicius Junios, por ky fakt u anashkaluar nga arbitrat në dhomën e VAR, duke qenë se ishte përtej kompetencave të tyre për të ndërhyrë.Pak minuta më vonë është sërish Vincius Junior protagonist. Braziliani fiton një penallti, por ndërhyrja ndaj tij fillon jashtë zone dhe pse rënia është brenda zone.
Për arbitrin është penallti, për faktin e thjeshtë sepse faulli është në vazhdim dhe akordohet penallti, Ramos e ktheu në gol. Në pjesën e dytë është Alvaro Morata që niset nga një pozicion i dyshimtë dhe shënon gol për Atletico Madrid. VAR ndërhyn dhe anulon golin për pozicion jashtë loje. Pas ndeshjes Atletico ka publikuar tre foto në rrjete sociale me tre momente të dyshimta, ndërsa to është edhe një dyluftim i Casemiro me Morata brenda në zonë.
Asgjë nuk po kuptohet çfarë po ndodh me VAR. Problematikat vijojnë të jenë të njëjta. Real Madrid ka deklaruar publikisht se është vjedhur në disa raste, të njëjtën gjë po bën edhe Atletico Madrid tani, se si do shkojë kjo punë nuk dihet.