Një autobus i linjës Qendër – Tufinë ka dalë nga rruga ditën e sotme, pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar në oborrin e një banese.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Myslym Keta”, në Tiranë, rreth orës 19:00.

Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur fatorinoja i linjës.

Aktualisht, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për gjetjen e shkakut të këtij aksidenti.