Policia e Matit ka sekuestruar një sasi prej 1.1 kg kanabis dhe një arma zjarri automatik, si dhe ka shpallur në kërkim poseduesin e tyre.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe informacioneve të marra nga qytetarët, se një shtetas posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gj. D., dhe si rezultat kanë gjetur një sasi prej 1.1 kilogram lëndë narkotike canabis sattiva.

Po gjatë kontrollit të imtësishëm të banesës dhe ambientit përreth saj, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehur një armë zjarri automatik që shtetasi Gj. D., e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasit Gj. D., 33 vjeç, dhe po punohet intensivisht për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.