Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të Rubikut. Një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë e kësaj janë plagosur dy persona.
Përplasja ka qenë e fortë dhe është është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për nxjerrjen e dy personave që ndodheshin brenda mjetit.
Ata kanë marrë ndihmën e parë dhe janë dërguar në ambientet e spitalit për të marrë ndihëmën e specializuar mjeksore. Bëhet me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.





