Një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkodër mbrëmjën e djeshme, ku 33-vjeçari Valter Fierza u vra nga fqinji i tij.
Vrasja ndodhi në fshatin Hot i Ri të njësisë Rrethina rreth orës 22:00 të së enjtes.
Autori e qëlloi viktimën me kallashnikov, teksa është shpallur në kërkim nga policia.
Mësohet se konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes. Këta dy persona kanë debatuar me njëri-tjetrin për një parkimin e një automjeti në arë.
Fillimisht debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga.
Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar.
Pas debatit autori, që është edhe komshi me 33-vjeçarin ka marrë armë automatik kallashnikov dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
Menjëherë pas të shtënave disa herë kanë dalë familjarët e viktimës të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij.
Pas vrasjes autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur. Forca të shumta policie mbërritën në vendin e vrasjes bashkë me drejtorin e policisë vendore të Shkodrës Ervin Hodaj.
Pas informacioneve të siguruara nga vëllai i viktimës Kolë Fierza dhe banorëve të tjerë është arritur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohet autori i cili u shpall në kërkim.