Tiranë, 3 korrik 2014 – Zbulohet emri i ish-efektivit të policisë që u përfshi në trafikun e drogës me avion nga plazhi i Divjakës në drejtim të Italisë.

Ish-agjenti i SHKB në Gjirokastër dhe ish-agjenti i antidrogës në Fier Mariglen Ymeraj, është njeriu që kërkohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si personi i implikuar në trafikimin e mbi 460 kg lëndë narkotike marjuan137, shkruan “Shqiptarja.com”.

Veç Mariglen Ymeraj, mësohet se në kërkim nga policia është shpallur dhe vëllai i të arrestuarit Kleviol Ahmeti shtetasi Gerti Demçe.

Ky i fundit mendohet se është një nga personat që ka paketuar lëndën narkotike.

Momentalisht të dy rezultojnë të shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Marenglen Ymeraj ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga Policia e Shtetit me kërkesën e tij rreth një vit e gjysmë më parë (2012). 

Dorëheqja e tij erdhi pasi Ymerajn e transferuan nga specialist të Antidrogës pranë Komisariatit të Policisë së Sarandës në Drejtorinë e Policisë Dibër, çka nuk u pranua prej tij. Detyra e tij e fundit ka qenë pikërisht në qytetin e Sarandës. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/