Zhoao Kanselo është zyrtarisht futbollisti i Bajernit të Mynihut.

Mbrojtësi portugez është prezantuar nga klubi gjerman në rrjetet sociale, me 28-vjeçarin që do të luajë si i huazuar deri në fund të sezonit.

Bajerni gjithashtu zotëron të drejtën e blerjes, me Mançester Sitin që i ka kërkuar 70 milionë euro.

Gjithsesi rikthimi i tij te “qytetarët” duket i pamundur në verë, pas zënkave që ka pasur me trajnerin Guardiola.