Bajerni i Mynihut dëshiron të dijë nëse mbrojtësi kanadez Alfonso Dejvis do ta pranojë ose jo ofertën e rinovimit deri në vitin 2029, me një pagë prej 14 milionë euro në vit.

Presidenti Maks Eberl foli për këtë temë duke thënë: “Negociatat kanë vazhduar për një kohë të gjatë, por verën e kaluar ato u ndaluan.

Ne po punojmë. Real Madrid nuk na ka kontaktuar. Le të themi se i dhamë Alfonsos një ofertë shumë konkrete, që tregon gjithë mirënjohjen tonë.

Në një moment të caktuar të jetës duhet të thuash po ose jo”.

Kontrata e Dejvis skadon në vitin 2025, ai ka kërkuar 20 milionë në sezon, falë interesimit të skuadrës spanjolle.

Nëse ai nuk pranon ofertën e re të Bajernit, do të jetë ndër të larguarit verën e ardhshme. Çmimi i tij është vendosur në rreth 50 milionë euro.