Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka qenë i pranishëm në festën e ngritjes së flamurit në Elbasan, ku dhe është drejtues i qarkut.

Në këtë aktivitet ka rënë në sy mungesa e deputetit të PS, Taulant Balla.

Gjatë kësaj vizite Gjiknur ka dhënë një prononcim për mediat dhe është pyetur nga gazetarët se pse sot pranë tij nuk është Taulant Balla dhe nëse ky fakt ishte mesazh për të.

Ndërkohë ai u përgjigj: Pyeteni zotin Balla. Mos më bëni më pyetje të tilla.