Barcelona ngjitet përkohësisht në krye të kampionatit spanjoll me pikë të barabarta me Real Madrid, pasi fitoi 5-0 në fushën e Sporting Gijon. Barça ka grumbulluar 13 pikë pas 6 ndeshjesh, ndërsa Real Madrid, që ka zhvilluar 5 takime, do të luajë më vonë kundër Las Palmas. Në mungesë të Lionel Messit+, katalanasit u udhëhoqën nga braziliani Neymar, autor i tre golave dhe nga Luis Suarez, autori i golit të parë për ekipin e drejtuar nga Luis Enrique, kur u mbush gjysmë ore lojë. Tre minuta më vonë Rafinha shënoi golin e dytë për ekipin “blaugrana”. Sporting Gijon mbeti me dhjetë futbollistë, pas daljes me karton të kuq të Lora, 15 minuta para fundit dhe në këtë moment erdhi kapitullimi pa kushte. Barcelona goditi dy herë traversën, por mbi të gjitha shënoi tre gola në shtatë minuta me anë të brazilianit Neymar. Barcelona, që ka fituar në katër nga gjashtë ndeshjet e luajtura do të udhëtojë për në Celta Vigo, javën e ardhshme. Veç se nga Reali, kampionët e Spanjës mund të kalohen edhe nga Sevilla, nëse andaluzianët që kanë 11 pikë do të fitojnë ndaj Bilbao.
Barcelona fiton thellë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mblidhet Grupi i Punës për ndryshimet në Statutin e PD, miratohet kalendari i punës
Një Kupë Bote shumë e shtrenjtë, biletat për finalen rishiten për mbi 2 milionë dollarë
Lufta në Lindjen e Mesme/ Irani: SHBA-të po gënjejnë për koston e luftës, çmimi është katërfishi i rrezikut që merr Netanyahu
I dënuar me burg por ishte në kërkim, kapet 29-vjeçari nga Sukthi





