Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia është paraqitur në SPAK. Spahia është marrë i pandehur nga ana e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Bardh Spahia ëhstë kallëzuar nga ana e shtetasit Mark Molla, që ka thënë se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i Ujësjellësit, pa të drejtë.