Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, në emisionin “Open” në News24, tha se Shqipërisë dhe shqiptarëve i duhet një PD e fortë, me një ekip fushate dhe kandidati për Kryeministër që ngjall besimin për qytetarët shqiptarë, pa përjashtuar askënd.

Bardhi tha se nëse e pyet atë nëse duhet të zgjidhet mes Edi Ramës apo Sali Berishës, pavarësisht gabimeve që ka bërë Berisha, ai është zgjedhja më e mirë.

“Dallimi kryesor mes Sali Berishës dhe Edi Ramës është se Berisha qëndroi në pushtet sa kohë e votuan shumica e shqiptarëve, ndërsa Edi Rama bëri pakt me bandat dhe krimin dhe mban pushtetin. E patë ju se kush ia bëri fushatën Edi Ramës? Ja atë Arben Ndokën kishte në Lezhë, këto janë njerëzit që bënin fushatën e Ramës dhe ai mban pushtetin në aleancë me krimin”, tha Bardhi.